Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Ka fituar titullin dhe Superkupën në Superiore, sulmuesi që la “thatë” Flamuratin për Poloninë gjen rrugën e rrjetës

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Ka fituar titullin dhe Superkupën në Superiore, sulmuesi
Aldrit Oshafi duke festuar golin me shokët e skuadrës

Aldrit Oshafi është shfaqur protagonist në barazimin e skuadrës së tij, Pogon Grodzisk me Stal Rzeszow, ndeshje e zhvilluar të premten. Sulmuesi shqiptar shënoi në minutën e 67-të për t’i dhënë avantazhin të tijëve, përpara se Listkowski të rikthente ekuilibrat në minutat shtesë.

Ky është goli i parë sezonal për Oshafin në eksperiencën e tij të re në ligën e dytë polake. Përpara se të kalonte te kjo skuadër, shqiptari ishte pjesë e Flamurtarit që në fundin e sezonit që lamë pas ra nga kategoria, ndërsa me vlonjatët e mbylli kontratën duke u larguar si futbollist i lirë.

Oshafi numëron dhe dy trofe të rëndësishëm në Superiore si titullin kampion dhe Superkupën e Shqipërisë me klubin e Teutës në sezonin 2020/21.

Goli i Aldrit Oshafit

 

Poll

Lexo gjithashtu