Jasir Asani
Jasir Asani ka gjetur sërish rrugën e rrjetës në sfidën që po luhet në këto momente mes Esteghlal FC dhe Persepolis, e vlefshme për javën e pestë.
Sulmuesi shqiptar shënoi në minutën e 59-të për të rikthyer baraspeshën, 1-1, pasi ishte fillimisht Mohammad Mohebi që realizoi të epërsisë në të 50-tën.
Ky është goli i dytë i Asanit me Esteghlal në sezonin e ri në Iran. Të parin e shënoi përballë Sepahan.
Goli i Jasir Asanit
Poll






