FC Kharkiv është duke fituar në këto çaste përballë Zorias. Sfida e vlefshme për javën e katërt në Premier League-n ukrainase është duke shkuar në favorin e miqve me rezultatin 0-3.
Të gjithë golat kanë ardhur për meritë të ish-futbollistëve të Superiores, Peter Itodos dhe Baton Zabërgja. Fillimisht ishte nigeriani që gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 14-të, përpara se Zabërgja të shënonte dy herë, respektivisht në minutën e 55-të dhe 64-të.
Tek goli i dytë, pati kontribut Ermir Rashica, një tjetër ish i Superiores i cili është aktivizuar më parë me Skënderbeun.
Kujtojmë se Itodo, sikurse Zabërgja kanë qenë pjesë e Dinamos së Ilir Dajës gjatë sezonit 2024/25. Vetë Zabërgja u konsideruar si "benjamin" për strategun e dinamovitëve.






