Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Ndeshje për notën “10”, Taulant Seferi shënon dhe të dytin për turqit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Ndeshje për notën “10”, Taulant Seferi shënon
Taulant Seferi

Kayserispor është duke fituar me rezultatin 0-2 në transfertë përballë Vansporit, ndeshje kjo e vlefshme për javën e parë të ligës së parë turke.

Të dy golat janë shënuar pikërisht nga sulmuesi shqiptar, Taulant Seferi. Pas të parit që e shënoi që në minutën e 9-të të pjesës së parë, Seferi ka gjetur edhe të dytin personal pas një aksioni gati perfekt.

Një krosim i bukur në zonë nga i njëjti autor që shërbeu dhe të parin, Gorkem Sagma, gjen në pozicionimin e duhur shqiptarin, i cili godet menjëherë dhe nuk fal përballë me portën.

Debutim për notën “10” për 29-vjeçarin që po lë një gjurmë të jashtëzakonshme, pasi edhe vlerësimi në Sofascore prek notën maksimale, 7.9. 

Goli i parë i Seferit

Goli i dytë i Seferit

 

Poll

Lexo gjithashtu