Jasir Asani
Esteghlal mposhti minomalisht 1-0 Al Shamal, ndeshje e vlefshme për raundin e 4-të të Champions League-s aziatike. Meritë absolute në këtë sukses të vendasve pati Jasir Asani.
Sulmuesi shqiptar luajti përgjatë 90 minutave dhe pikërisht, në shtesën e parë, pak çaste para përfundimit të sfidës, shënoi golin vendimtar me vlerën e tre pikëve. Një pasim mjaft i mirë në zonë dhe Asani shënjestron këndin e duhur për të mposhtur portierin e miqve.
Pas golit, Jasir Asani zgjodhi të qëndronte akull i ftohtë, ndërsa iu bashkuan shokët e skuadrës për ta festuar këtë moment kyç. Një gol që “vulos” edhe formalitetin e rikthimit të tij me Kombëtaren, i konfirmuar nga mediat iraniane.






