Mario Mitaj në debutimin te Genoa, miqësore
Ndonëse pati statusin e një ndeshjeje miqësore, Genoa ka pësuar një humbje deklasuese përballë Bournemouth. Sfida e cila u zhvillua në orën 15:00, përfundoi në shifrat 10-1 në favor të anglezëve.
Në këtë duel, ishte që prej minutës së parë edhe mbrojtësi i Shqipërisë, Mario Mitaj, i cili debutoi me skuadrën italiane nën drejtimin e trajnerit Daniele De Rossi.
Golat në këtë përballje për vendasit u shënuan nga Scott, Kluivert, Truffert, Brooks, Jebbison, Gonzalez dhe Unal, ndërsa tek Genoa shënoi Ellertsson.
Poll






