Marvin Cuni
Marvin Çuni është bërë protagonist në ndeshjen që skuadra e tij Olimpija Ljuubljana po luan përballë Koper në transfertë, momentalisht 0-3.
Sulmuesi i Shqipërisë ka gjetur rrugën e rrjetës në minutën e 52-të, përpara se të shërbente për golin e dytë në të 54-tën për shokun e skuadrës, Mitrovskin. Të tretin e ka shënuar Indrit Tucin, futbollisti tjetër i Kombëtares i cili “tundi rrjetën” në minutën e 67-të.
Ky është goli i dytë që ka shënuar Çuni në këtë sezon, ndërsa “koleksionon” edhe numër të njëjtë asistesh.
Goli i Marvin Çunit
Goli i Indrit Tucit
Poll






