Alen Vukaj
Alen Vukaj kaq gjetur sërish golin në Champions League-n për të rinjtë, në ndeshjen që Interi humbi 3-1 përballë Feyenoord.
Talenti i Shqipërisë bëri gjithçka vetë, duke dribluar këdo që i doli përpara dhe me shumë finesë, dërgoi topin me një diagonale perfekte në cepin e djathtë të portës.
Duket se tek e ardhmja e Kombëtares fshihet një “xhevahir”. Mjafton të shohësh lëvizjet e Vukajt dhe kupton se në këmbët e tij, përpos elegancës në lëvizje, iniciativa që merr për të shtyrë përpara është gjithashtu e admirueshme.






