Goli i Muslikës ndaj Fulham, Premier League U18
Vetëm 17 vjeç, por Armend Muslika po përjeton moment të jashtëzakonshëm te Tottenham U18. Në ndeshjen e fundit në Premier League U18 kundër Fulham, mesfushori shqiptar shënoi 2 gola në fitoren 4 - 2.
Por vëmendjen më të madhe e mori finalizimi direkt nga goditja e dënimit, duke treguar potencialin e jashtëzakonshëm që zotëron.
Me këtë ritëm, shumë shpejt Muslika do të ngjitet te ekipi i parë i Tottenham dhe te Kombëtarja A e jona. Aktualisht, talenti në fjalë bën pjesë te Shqipëria U19.
Goli i Muslikës ndaj Fulham, Premier League U18
Goli i Muslikës ndaj Fulham, Premier League U18






