Jasir Asani
Jasir Asani nuk di të ndalet. Sulmuesi i Shqipërisë e ka gjetur sërish rrugën drejt rrjetës duke shënuar këtë herë një gol spektakolar, në sfidën që po luhet mes Al-Gharafa dhe Esteghlal, momentalisht në shifrat 0-1.
Anësori kuqezi kalibroi të majtën në minutën e 37-të, i shërbyer nga shoku i skuadrës për të kaluar të tijët në avantazh.
Në këtë mënyrë, Asani i përgjigjet me “klas” trajnerit Rolando Maran që s’e konsideroi për 4 ndeshjet e Ligës së Kombeve. Për këtë zgjedhje të teknikut, pati dhe reagim nga vetë 33-vjeçari që nënkuptonte indinjatën për mungesën e ftesës, pavarësisht paraqitjeve bindëse në fushë.
GOLI:






