Shqipëria do të luajë nesër ndaj San Marinos, në kuadrin e Ligës së Kombeve, Liga C. Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, Tiranë. Pas konferencës për media, ku ishte i pranishëm trajneri Rolando Maran dhe sulmuesi Rey Manaj, ekipi doli në stërvitje.
Në videon e mundësuar nga “Newsport.al”, evidentohet momenti kur portieri i Shqipërisë, Etrit Berisha, shkakton të qeshura te lojtarët e Kombëtares, pasi kërkoi të tregonte klas me topin në këmbë, por që nuk përfundoi ashtu siç ai dëshironte, madje duke u kthyer në një moment qesharak.
Pas gabimit dhe kartonit të kuq në ndeshjen ndaj Finlandës, e humbur 1–2, “gardiani” në fjalë nuk do të jetë në dispozicion kundër San Marinos.
Gafa e Berishës në stërvitje
Kombëtarja në stërvitje






