Etnik Brruti
Etnik Brruti pati një performancë tejet pozitive në fitoren e Hajduk Split përballë Kauno Zalgiris, ndeshje e përfunduar me rezultatin 4-0.
Mesfushori i talentuar shqiptar spikati në disa prej aksioneve të kroatëve, duke treguar shkathtësinë e duhur në manovrim dhe hapjen e aksioneve për shënimin e golit.
Ishte minuta e 69-të, kur Brruti “filtron” një top për shokun e skuadrës në afërsi të zonës me një lëvizje plot klas, rast që përfundoi me golin e Adam Guram.
Kjo paraqitje e mesfushorit të Kombëtares ka marrë dhe pëlqimin e Eros Grezdës, një ish-kuqezi që tashmë ka nisur “zanatin” e menaxherit të lojtarëve.
"Story" i Eros Grezdës për Etnik Brrutin
Poll






