Luis Hasa
Sassuolo ka mposhtur Frosinonen, në ndeshjen e vlefshme për raundin e 1/16-tave të Kupës së Italisë. Sfida e zhvilluar në “Mapei Stadium”, përfundoi në kohën e rregullt 1-1, ndërsa e njëjta gjë figuroi edhe në kohën shtesë.
Gjithçka u zgjidh te 11-metërshat, ku Sassuolo ia doli t’i shënonte të gjitha gjuajtjet brenda kuadratit, ndërsa në radhët e miqve gabuan Amey dhe Hasa.
Pikërisht, mesfushori i Shqipërisë gaboi në goditjen e fundit, duke i shkaktuar të tijëve edhe eliminimin nga Kupa.
Poll






