Armando Dobra ka gjetur golin e tij të parë me fanellën e Leyton Orient në League One, duke lënë menjëherë gjurmë në kategorinë e tretë të futbollit anglez.
Sulmuesi shqiptar e nisi nga stoli sfidën në transfertë ndaj Bromley, por trajneri e hodhi në fushë në minutën e parë shtesë. Dobrës i janë dashur vetëm 30 sekonda për të tundur rrjetën dhe për të festuar golin e parë me skuadrën e re.
25-vjeçari u transferua gjatë kësaj vere te Leyton Orient dhe pas tre ndeshjeve në kampionat ka arritur të zhbllokojë llogarinë personale. Për të, ky ishte gjithashtu goli i parë në League One, kategori ku më parë kishte luajtur edhe me Ipswich Town në periudhën 2019-2022.
Një nisje ideale për sulmuesin shqiptar, i cili shpreson të fitojë gjithnjë e më shumë hapësira dhe të kthehet në një pikë të rëndësishme të skuadrës angleze.






