Në javën e 7-të të Ligën së Parë në futbollin turk, Sivasspor u ndal në barazimin 1 – 1 kundër Muglaspor. Por episdodi më i diskutueshëm përokoi me pjesën e dytë, kur Rey Manaj shënoi, megjithatë u konsiderua faull.
Saktësisht portieri e lëshoi topin nga duart drejt këmbës për ta gjuajtur larg zonës dhe në atë moment, Manaj e shfrytëzon, duke ia “rrëmbyer” topin në ajër pa i shkaktuar ndërhyrje fizike dhe “tund rrjetën”. Por, për arbitrin dhe asistentët nuk kishte dyshime.
Ky rast solli mjaft polemika. Sulmuesi lushnjar, jo vetëm që ka reaguar i indinjuar në rrjetet sociale, por edhe ka publikuar bisedën me “Chat GPT”, teksa e pyet për rastin në fjalë dhe merr këtë shpjegim:
“Po, e pashë videon. Në këtë situatë, nëse portieri e ka lëshuar topin nga duart dhe është në ajër, duke u përgatitur ta godasë me këmbë, lojtari kundërshtar mund të tentojë të luajë topin, për sa kohë që nuk e pengon portierin në mënyrë të parregullt, sipas rregullave.
Pra, nëse lojtari e merr topin pa e prekur fare portierin dhe pa ndërhyrë në lëvizjen e këmbës së portierit, vetëm fakti që portieri po përgatitet të godasë topin nuk do të thotë automatikisht se ka faull.
Nëse dëshiron, mund ta analizoj pozicionin në video sekondë pas sekonde dhe të të them nëse aty ka faull apo jo. Me pak fjalë: Teksti thotë se fakti që portieri po përgatitet të godasë topin nuk e bën automatikisht faull ndërhyrjen e kundërshtarit; duhet të ketë ndërhyrje fizike ndaj portierit”.
precedenti






