Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ 8 gola dhe 2 asiste në 6 ndeshje, Rey Manaj i vë “FLAKËN” Turqisë! Reagon edhe gjiganti botëror

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ 8 gola dhe 2 asiste në 6 ndeshje, Rey Manaj i vë
Rey Manaj

Në 6 ndeshjet e fundit me Sivassporin në Ligën e Parë të Turqisë, sulmuesi shqiptar, Rey Manaj, e ka gjetur golin plot 8 herë, shtoji edhe 2 asiste. “Viktima” e fundit për bomberin lushnjar ishte Pendikspor, ndaj të cilit shënoi 2 herë dhe dha 1 asist.

Ndërsa shoqëronte videon me finalizimet e Manajt, gjiganti botëror “beIN Sports” shkruante: “Rey Manaj vazhdon me formën e tij të shkëlqyer”.

Edhe pse është 29 vjeç, mund të thuhet pa frikë, mbështetur në statistika, se “pyka” shqiptare po përjeton sezonin më të mirë në karrierë.

Te Kombëtarja e drejtuar nga Rolando Maran, përgjatë 4 ndeshjeve të fundit në Ligën e Kombeve, Manaj e gjeti rrugën e rrjetës në 2 raste, sikurse edhe 1 asist.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by beIN SPORTS Türkiye (@beinsportstr)

Lexo gjithashtu