Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ 2 gola për 3 minuta, Mirlind Daku si “snajper” edhe te Spartaku i Moskës

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ 2 gola për 3 minuta, Mirlind Daku si “snajper” edhe te
Baltika - Rubin Kazan

Pas debutimit zhgënjyes me Spartakun e Moskës, Mirlind Daku është rikthyer sërish të jetë protagonist. Në ndeshjen që po luhet mes Baltika dhe Spartakut, Daku në minutën e 20-të, gjeti bukur “korridorin” për Ugalde, duke e nxjerrë këtë të fundit përballë portierit.

Nga ky shans, sulmuesi i Kosta Rikës e shfrytëzoi dhe “tundi rrjetën”, asist i Dakut. Por “festa” e kryeqytetasve zgjati vetëm pak çaste. 3 minuta më vonë, Baltika barazoi me Mendel.

2 gola brenda 3 minutash dhe spektakël, kjo është “panorama” mes Baltika dhe Spartakut të Moskës, e “mbërthyer” në shifrat 1 – 1, ndërsa ka ende kohë deri në mbylljen e pjesë së parë. Përballja është e vlefshme për javën e 4-të në Premier League ruse.

Baltika - Spartak i Moskës 0 - 1 (Asisti i Mirlind Dakut 20')

Baltika - Spartak i Moskës 1 - 1 (Goli i Mendel 23')

 

 

Poll

Lexo gjithashtu