Qëndërsulmuesi i Shqipërisë U19, Enis Rexhepi e ka nisur sezonin e ri në trajtë perfekte, ndërsa me Stuttgart U19, para disa ditësh turpëroi Bayern Munich të kësaj grupmoshe në kampionat, ku shënoi i vetëm 5 gola në fitoren 6 – 1.
Në sfidën e djeshme kundër Viking, e vlefshme për fazën e grupeve në UEFA Youth League (Champions League për të rinjë), Rexhepi shënoi 3 gola, triumf 5 – 0 në adresim të Stuttgart.
Përsa i takon 5 ndeshjev të fundit me Stuttgart në të gjitha kompeticionet, sulmuesi shqiptar grumbullon 12 gola, duke tërhequr vëmendjen edhe nga mediat europiane.
“fbwonderkids”, media e cila i jep zë talenteve në kontinentin e vjetër e më gjerë, e ka zhvendosur fokusin te Enis Rexhepi, duke e konsideruar një nga talentet ofensiv më premtues në Gjermani.
View this post on Instagram






