Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

“U rrita si lojtar, u bëra burrë dhe baba në Bergamo!” Berat Gjimshiti prek me mesazhin e lamtumirës nga Atalanta

Shkruar nga NEWSPORT
“U rrita si lojtar, u bëra burrë dhe baba në
Berat Gjimshiti

Pas një dekade, plotë, sfida dhe emocione të “përziera”, mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimishit i ka dhënë fund aventurës profesionale te Atalanta, duke ndarë “rrugët” me ekipin nga Bergamo.

Përmes një postimi të gjatë në Instagram, kapiteni i Kombëtares, ka prekur me fjalët e përzgjedhur, duke falënderuar çdo “udhëtarë” të këtij kapitulli.

"Arrita në Bergamo dhjetë vjet më parë si një futbollist i ri, me një ëndërr dhe një dëshirë të fortë për të vërtetuar vlerën time. Sot largohem duke e ditur se ky vend më ka dhënë shumë më tepër sesa futbolli.

U rrita këtu si lojtar, si burrë dhe si baba. Familja ime u rrit këtu. Bergamo është bërë shtëpia ime dhe Atalanta është shumë më tepër sesa një ekip.

Gjatë këtyre dhjetë viteve, kemi përjetuar fitore, humbje, netë të paharrueshme dhe gola që ndoshta dikur vetëm i ëndërronim. Por ajo që do të marr me vete më shumë se çdo gjë tjetër janë njerëzit.

Shokët e mi të ekipit, trajnerët, i gjithë stafi, çdo person që punon për këtë klub, familja Percassi, tifozët tanë dhe të gjithë njerëzit e Bergamos: faleminderit për besimin tuaj, për mbështetjen tuaj, që luftuat përkrah nesh dhe që më bëtë mua dhe familjen time të ndihemi pjesë e diçkaje të veçantë.

Asgjë që kemi arritur nuk na është dhënë. E ndërtuam së bashku, me punë të palodhur, sakrificë, disiplinë, zemër dhe atë mentalitet që e bashkon thellësisht Atalantën me qytetin e saj.

Sot fillon një kapitull i ri. Por ka vende nga të cilat nuk largohesh kurrë vërtet. Mund të largohesh nga një ekip. Mund të largohesh nga një qytet. Por ne mbajmë një shtëpi brenda vetes. Faleminderit për gjithçka, Bergamo. Faleminderit për gjithçka, Atalanta. Përgjithmonë në zemrat tona", mesazhi i Gjimshitit. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Djimsiti Gjimshiti Berat (@djimsitiberat)

 

   

Poll

Lexo gjithashtu