Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Tre gola dhe pritje shpëtimtare, dy yjet e Kombëtares në formacionin e javës

Shkruar nga NEWSPORT
Tre gola dhe pritje shpëtimtare, dy yjet e Kombëtares në
Myrto Uzuni dhe Simon Simoni

Fundjava që lamë pas ishte tejet pozitive për dy futbollistët e Kombëtares, Myrto Uzunin dhe Simon Simonin.

Sulmuesi shkëlqeu me tre gola në sfidën që Austin fitoi 3-0 përballë Pueblas, duke i dhënë të tijëve dhe tre pikë të rëndësishme në Leagues Cup.

Me këtë paraqitje, ai u shpërblye me notën 9.9 dhe vendin në formacionin e javës në këtë turne.

Team of the Week provided by Sofascore

Po ashtu, edhe portieri Simoni la gjurmë në ndeshjen që Luzern barazoi me rezultatin 2-2 përballë St.Gallen, takim ky i vlefshëm për Superligën zvicerane për javën e dytë.

Platforma e vlerësimeve i dha 22-vjeçarit notën 9.1 pas 8 pritjeve që rezultuan shpëtimtare për pikën e marrë në transfertë.  

Team of the Week provided by Sofascore
Poll

Lexo gjithashtu