Mund të tingëllojë e çuditshme, por është e vërtetë, Stavro Pilo i ka shënuar gol gjigantit botëror, Real Madrid. Edhe pse 25-vjeçari luan në pozicionin e mbrojtësit të majtë, ai “tronditi” portën e “Galaktikëve” në minutën e 75-të, duke i dhënë epërsinë momentale AEK, ndeshje e vlefshme për grupet e Champions League.
Vështirë të gjendet në "arkivë" që një futbollist i Shqipërisë t’i ketë shënuar Real Madrid në Champions League. Në lidhje me finalizimin e lojtarit shqiptar, ka reaguar edhe FSHF, përmes postimit në rrjetet scoiale.
“Stavro Pilo në skenën më të madhe të futbollit! Goli i dytë në Champions League, këtë herë ndaj Real Madridit! Bravo Stavro, suksese dhe gola të tjerë në vazhdim!”, shkruan FSHF.
Anësori defensiv e ka kryer debutimin te Shqipëria vetëm gjatë këtij viti, konkretisht më datën 26 mars, ndaj Polonisë në Varshavë, “Play-Off” i Kupës së Botës. Deri tani, Pilo numëron 5 paraqitje me Kombëtaren, duke u kthyer në titullar fiks, madje edhe në pozitën e mesfushorit të majtë.






