Sonte do të jetë dita e Taulant Seferit që të zbresë në fushën e lojës me ekipin e Kayerispor. Këta të fundit sfidojnë Muglasporin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të të Ligës së Parë turke, e cila do të nisë prej orës 18:00.
Pozicioni në klasifikim i jep shkak Kayerisporit që të afrohet akoma më shumë me kreun që mbahet nga Bursaspor, teksa distanca mes tyre është vetëm në 4 pikë e që mund të reduktohet në një të vetme, nëse vendasit ia dalin me sukses.
Në anën tjetër, Muglaspor i vendit të 8-të kërkon të përfitojë nga momenti për t’u afruar me zonën e “play off” që u mundëson ngjitjen në elitën turke përmes kualifikimit me eliminim direkt. Momentalisht, Muglaspor ka 18 pikë në total, me fitore shkon në 21 që përkon me vendin e 6-të, parakalim me Keciorengucu.






