Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Statistikë dhe ritëm i “shfrenuar”, Rey Manaj i fut frikën legjendave të Shqipërisë! Gjithçka mund të finalizohet brenda 3 ndeshjesh

Shkruar nga NEWSPORT
Statistikë dhe ritëm i “shfrenuar”, Rey Manaj i fut
Erjon Bogdani dhe Rey Manaj

Pavarësisht se Shqipëria nuk doli me pikë nga transferta në Finlandë, Liga e Kombeve, sulmuesi i Shqipërisë, Rey Manaj, e bëri “detyrën”, golin.

Bomberi lushnjar gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 4-t, duke dhënë idenë e një fitoreje të lehtë, por që nuk ndodhi kështu. Në 2 ndeshjet e fundit me kuqezinjtë e drejtuar nga Rolando Maran, Manaj regjistron 2 gola dhe 1 asist, ritëm i "shfrenuar".

Deri tani, “pyka” 29-vjeçare grumbullon 13 gola me Kombëtaren, barazimin e legjendave si Ervin Skela apo Sokol Cikalleshi.

Alban Bushi është vetëm 1 gol larg, ndërsa efikasiteti i tillë edhe ndaj San Marinos (6 tetor), Finlandës (12 nëntor) dhe Bjellorusisë (15 nëntor), mund të bëjë që Rey Manaj të arrijë “rekordmenin”, Erjon Bogdani, autor i 18 golave me kuqezinjtë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FSHF (@fshforg)

Lexo gjithashtu