Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Statistikat prej “fenomeni” në fushë, Sivasspor dhe Rey Manaj të destinuar të “shpëtojnë” njëri-tjetrin (ARTIKULLI)

Shkruar nga NEWSPORT
Statistikat prej “fenomeni” në fushë, Sivasspor dhe Rey
Rey Manaj

6 gola dhe 1 asist në 6 prezenca në fushë në startin e këtij sezoni të ri. Rey Manaj ka “rilindur” te Sivasspor dhe kjo po vërtetohet thuajse në çdo përballje ku sulmuesi i Shqipërisë ka spikatur, qoftë me gola dhe asiste.

Në një artikull të dedikuar pikërisht ndaj Manaj, shkruhet për formën që po kalon lojtari në Ligën e Parë turke me bardhekuqtë këtë edicion. Protagonist, i kudondodhur në repartin ofensiv dhe gati për të “çuar peshë” të pranishmit në stadium sa herë që merr topin në këmbë dhe niset drejt portës. “Ai është kthyer në shpresën e Sivasspor dhe po kthehet në asetin më të çmuar të sulmit tonë. Rey, i cili ka qenë objektiv i kritikave sezonin e fundit, ka rilindur këtë sezon”, shkruhet në artikull. 

Kritikat janë zëvendësuar me shpresën

I kritikuar në masë, por situata ka ndryshuar plotësisht, kjo edhe për meritë të këmbënguljes të tij. Manaj jo vetëm që po shënon, por është kthyer dhe në pikë referimi si një “kërcënim” për mbrojtjet kundërshtare. Sa herë që ka topin në zotërim, e gjithë skuadra mbështetet pas tij, në pritje të momentit kur topi përfundon kalon vijën fatale dhe prek rrjetën.

Fati, në këmbët e “Mbretit” Manaj

Sivasspor kërkon mbijetesën, ndërsa Manaj “ringritjen”. Nëse shtojmë këtu dhe ndeshjet e Shqipërisë që luhen në muajit shtator dhe tetor, kuptohet qartë dendësia me të cilën niset lushnjari në metrat vendimtarë në fushë, për të shënuar ose dhënë asist.

Nëse sulmuesi shqiptar vijon me këto ritme, jo vetëm që mbijetesa është e sigurt, por edhe vetë Manaj del nga “zona e turbullt” në të cilin pati përfunduar, duke u kthyer edhe në idhull të tifozëve të Sivasspor. Ndoshta largimi do të mbetet pjesë së shkuarës, por edhe në rast se ndodhë, do të ishte për të një “lamtumirë pa pengje”.

Poll

Lexo gjithashtu