Ndonëse ka mbetur pa ekip dhe prej një kohe shumë të gjatë nuk ka shkelur në fushë për klube, mbrojtësi i djathtë, Elseid Hysaj, po tregon paraqitje bindëse me Kombëtaren.
Në sfidat e luajtura së fundmi, 32-vjeçari ka demonstruar nivel jashtëzakonisht të lartë, duke përjetuar momentin më të mirë në karrierë. Edhe e vështirë për t’u kuptuar se pse Hysaj nuk ka gjetur ekip të ri, marrë në konsideratë impenjimin dhe rendimentin.
Kundër San Marinos, kishte notën e dytë më të lartë te kuqezinjtë, pas Kristjan Asllanit. Në 3 ndeshje që ka luajtur në Ligën e Kombeve gjatë këtyre ditëve, mbart notën 7.7, më e larta në karrierë, për klube apo Kombëtaren.
Pikërisht kjo “kurbë” në paraqitjet e shkodranit i ka shërbyer Shqipërisë dhe trajnerit Rolando Maran për t’i marrë më të mirën mbrojtësit anësor.






