Enis Rexhepi
Enis Rexhepi është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Stuttgart U19 fitoi përballë Viking U19. Sfida e vlefshme për Fazën e Ligës në UEFA Youth League, përfundoi 5-0.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare U19, ishte ylli i kësaj sfide, duke shënuar tre gola. Rexhepi e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 37-të, në të 83-tën dhe në minutën e 93-të.
Një tjetër paraqitje e mirë për talentin shqiptar, duke treguar qartë se vlen. Vetëm pak ditë më parë ai u bë protagonist në kampionatin gjerman, duke i shënuar 5 gola Bayern Munich.
Poll






