Ernest Muçi dhe Taulant Seferi
Taulant Seferi e ka nisur shumë mirë këtë sezon të ri në Ligën e Parë turke me Kayserispor, duke shënuar 5 gola në 6 ndeshje. Sulmuesi i Shqipërisë do të zbres sonte në fushë karshi Istanbulspor AS, java e 7-të.
Rivali nga Stambolli mban vendin e parafundit në tabel dhe pëson shumë gola, çka do të thotë se mund të rezultojë shansi i “artë” që ish-sulmuesi i Tiranës të “tund rrjetën” dhe të bind trajnerin e Kombëtares, Rolando Maran.
Shqipëria do të luaj dy ndeshjet e Ligës së Kombeve në fund të shtatorit, konkretisht ndaj Bjellorusisë (26 shtator) dhe San Marinos (29 shtator), ndërsa nuk është përcaktuar lista me lojtarët e ftuar.
Poll






