Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Shansi i “artë” për Klidman Lilon te Shqipëria? Strakosha ende në “bokse” dhe nuk jep “garanci” për ndeshjet e Ligës së Kombeve

Shkruar nga NEWSPORT
Shansi i “artë” për Klidman Lilon te Shqipëria?
Klidman Lilo

26 shtator rezulton paraqitja e fundit e portierit të Kombëtares, Thomas Strakosha me ekipin grek të AEK, kundër Aris Saloniki në Superligë.

Problemin fizik në dorë, vazhdon ta mbaj larg fushave të blerta 31-vjeçarin dhe nga mediat helene bëhet e ditur se ai nuk do të jetë gati për trajnerin Rolando Maran te Shqipëria.

Në kushte të tilla, opsion te Kombëtarja për katërkëndëshin janë të kufizuar, aty ku lihet edhe shumë “hije” pasigurie. Përtej eksperiencës së Berishës, gabimi fatal me Finlandës tremb, sikurse Alen Sherri.

Edhe pse Mario Dajsinani ka bërë mirë, portieri shqiptar që po bën bujë është padiskutim Klidman Lilo. “Gardiani” 23-vjeçar luan te OFI Crete në Superligën greke dhe po tregon nivel të jashtëzakonshëm.    

Lexo gjithashtu