Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

“Sa herë vesh ngjyrat e tua, zemra rreh si herën e parë”, Myrto Uzuni tregon “dhuratën” e veçantë nga tifozët: Krenar që jam një prej jush

Shkruar nga NEWSPORT
“Sa herë vesh ngjyrat e tua, zemra rreh si herën e
Myrto Uzuni

Myrto Uzuni ka ardhur me një reagim në profilin e tij në Instagram, aty ku zgjedh të flasë me fjalë zemre dedikuar fanelës që mban veshur, atë të Kombëtares.

Në rreshtat e përzgjedhur, sulmuesi beratas tregon gjithë “dashurinë” që ka për Shqipërinë, ndërsa e thekson se për të është krenari që të zbresë në fushë duke luftuar për kombin.

Më tej, Uzuni tregon edhe dhuratën e veçantë që mori nga tifozët e Ilyrian Elite, ku në të shfaqet banderola me Uzunin në sfond dhe shkrimin: Uno di noi (Njëri prej nesh).

“Sa herë vesh ngjyrat e tua, zemra rreh si herën e parë. Faleminderit nga zemra, Illyrian Elite, për këtë dhuratë kaq të veçantë! Krenar të jem një prej jush”, shkruan Uzuni.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Lexo gjithashtu