Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Rolando Maran e zëvendësoi për probleme fizike te Shqipëria, Trabzonspor SHTANG me lëvizjen ndaj Ernest Muçit

Shkruar nga NEWSPORT
Rolando Maran e zëvendësoi për probleme fizike te Shqipëria,
Ernest Muçi, FSHF dhe Trabzonspor

Në prag të ndeshjes Samsunspor – Trabzonspor, përballje në vigjilje të javës së 7-të në Superligën turke, ka befasuar jo pak inkuadrimi nga minuta e parë i sulmuesit të Shqipërisë, Ernest Muçi.

Trajneri i Kombëtares, Rolando Maran, pas sfidës me San Marinon në Ligën e Kombeve, tha se Muçin e zëvendësoi pasi lojtari ndjente probleme fizike. Megjithatë, Trabzonspor nuk ka pasur asnjë arsye për ta lënë në stol shqiptarin përballë Samsunsporit.

Edhe në mediat turke, nuk parashikohej që Ernest Muçi të ishte titullar, por trajneri gjerman i Trabzonsporit, Thomas Reis, e ka pasur idenë e qartë.

Rolando Maran e zëvendësoi për probleme fizike te Shqipëria,
formacionet zyrtare

 

Lexo gjithashtu