Ndeshjet e Kombëtares shqiptare po afrojnë dhe padyshim, të gjithë sytë janë tek përzgjedhja përfundimtare që do të bëjë trajneri Rolando Maran. Emrat e vëzhguar janë të shumtë, si ata në kampionatin vendas, pra në Superiore, po ashtu dhe në ligat e tjera.
Duket se prezenca e tij fizike dhe vullneti për të monitoruar në mënyrë aktive futbollistët, ka dhënë efekte dhe kjo vihet re tek golat që janë shënuar nga sulmuesit. Një repart që deri më tani nuk rezulton “alarmant” për planin e italianit në stol.
Plot 27 gola “të gatuar” nga legjionarët tanë, në mesin e të cilëve janë Seferi, Manaj, Asani. Shto këtu dhe Uzunin me Muçin të cilët kanë “shpërthyer” në fushë duke dhënë kontribute të çmuara për skuadrat respektive ku luajnë.
Sinjale vërtetë të mira, kur kuptojmë rëndësinë që kanë ndeshjet që Shqipëria do t’i luajë në Nations League. Dhe, nëse flasim nga ky kënd, për Maran nuk do të ketë probleme sa i përket sasisë së golave që pret nga lojtarët, pikërisht në këto sfida. Më shumë, një “çlirim” dhe luks për të zgjedhur.
Deri atëherë, lista do të shpjegojë akoma dhe më shumë nëse performancat në fushë kanë dhënë shpërblimin e duhur e në rastin më të mirë, të konkludojë edhe në rezultatet pozitive përballë kundërshtarëve.






