Medon Berisha bëri rikthimin e tij në fushë, në sfidën që Lecce humbi në transfertë 0-1 përballë Cagliarit, ndeshje kjo e vlefshme për javën e tretë të Serie A.
Mesfushori i Kombëtares u aktivizua në pjesën e dytë, më saktësisht në minutën e 82-të duke i marrë vendin Pierottit. Plot 269 ditë që pas paraqitjes së tij të fundit me Leccen në fushë, diçka që është “festuar” edhe në rrjetet sociale.
Ka qenë vetë klubi që ia dedikuar një mesazh publik lojtarit shqiptar përmes një postimi: Mirëse u riktheve, Medon Berisha. Një hap i mirë ky për 22-vjeçarin që të hedhë pas krahëve momentin e vështirë që sapo kaloi dhe për të rifituar formën e dikurshme.
Sfidën e radhës, Lecce do ta luajë përballë Monzës në shtëpi, duel ky i përcaktuar për t’u zhvilluar ditën e dielë prej orës 15:00.
View this post on Instagram






