Shqipëria fitoi 0-3 përballë San Marinos në transfertë, ndeshje e vlefshme për raundin e dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve. Golat për kuqezinjtë u shënuan nga Mehmeti, Uzuni dhe Manaj.
Pikërisht, këta të fundit e “qëlluan në kokë” që do të gjenin rrugën e rrjetës së bashku në transfertën e San Marinos. Si Myrto Uzuni dhe Rey Manaj, pohuan njëzëri pas fitores me Bjellorusinë në “Air Albania” se do të shënonin përballë kundërshtarit të radhës dhe ashtu ndodhi.
Është edhe vetë faqja zyrtare në rrjetet sociale e FSHF që ka risjellë në kujtesë këtë moment, deklaratën paraprake dhe golat e shënuar. Siç duket, edhe pse nisi si një “shaka” mes gazetarësh, fakti që të dy shënuan nga një gol, tregon se “profecia” ndonjëherë funksionon. Sidomos, kur në mes janë tre pikët dhe fitorja.
View this post on Instagram






