Mario Mitaj dhe Ernest Muçi
Sot janë planifikuar 4 ndeshje të raundit 1/32-ave në Kupën e Italisë. Mes tyre, do të zbres në fushë edhe Genoa.
Me shumë gjasa, mbrojtësi i Kombëtares, Mario Mitaj do të debutoj në ndeshje zyrtare me Genoa-n, e ku do të “përplaset” me Ascolin, ora 18:30.
23-vjeçari u bashkua me klubin italian vetëm gjatë kësaj merkato verore, fillimisht me “formulën” e huazimit prej 2 milionë eurosh dhe në fund të sezonit, do të blihet plotësisht kartoni nga Al-Ittihad.
Serie A dhe kupat vendase në Itali, konsiderohen elitare në Europë e më gjerë, aty ku Mitaj ka mundësi të tregoj veten.
Poll






