Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Pret ftesën e Kombëtares shqiptare, sulmuesi 25-vjeçar “hap zemrën”: U takova me trajnerin Maran, më tha...

Shkruar nga NEWSPORT
Pret ftesën e Kombëtares shqiptare, sulmuesi 25-vjeçar
Sabah Kerjota

Sabah Kerjota është sulmuesi që ka spikatur së fundmi në Skoci me ekipin e Hearts. Ndërsa së fundmi, 25-vjeçari është takuar edhe me trajnerin e Kombëtares shqiptare, Rolando Maran. Në një intervistë të dhënë për mediat, Kerjota është shprehur se e ka ëndërr ftesën nga Kombëtarja kuqezi, gjë që mund të ndodhë që në ndeshjet e fundit të shtatorit, në Nations League.

“Goli? E prisja me padurim, për një sulmues është gjithçka. Mundohem gjithmonë që të ndihmoj skuadrën me gola, asist ose lojë të mirë. Nëse nuk bën gol 1, 2 apo 3 ndeshje, nuk është se ndihem keq. Por e dimë shumë mirë se një gol për një sulmues është gjithçka, të motivon për të shkuar më përpara dhe për të bërë paraqitje të mira.

Ka ndryshuar pothuajse gjithçka. Kur ndryshon trajneri, ndryshon gjithçka. Dihet kjo në futboll. është një mënyrë tjetër loje sepse vitin tjetër kemi pasur një trajner skocez që donte veç të hidhte topin përpara, pa pasime dhe asgjë, të shkonim direkt drejt portës. Këtë vit kërkojmë më shumë të luajmë me topin, ta kemi në kontroll. Për mua një gjë shumë e mirë. Unë jam lojtar i tillë që provoj të luaj sa më shumë dhe të prek topin sa më shumë. Shpresoj që ky vit do të jetë trampolinë për mua sepse dëshiroj që ky sezon të kalojë sa më mirë dhe pse jo të shkoj në një skuadër tjetër.

Shpresoj që Hearts të jetë trampolinë për mua, që të shkoj në kampionat ose skuadër më të mirë. Kam pasur oferta edhe këtë vit, por nuk më kanë dhënë atë shtysën që të largohem nga Hearts. Për mendimin tim mund të bëj shumë mirë këtu dhe do kërkoj të jap më të mirën e mundshme.

Maran? Nëse nuk e mbaj mend keq, ka qenë ndeshja kundër St Johnstone në fund të gushtit. U takuam dhe më ka thënë çfarë mendon ai për skuadrën, si do të luajë. çfarë mendon ai se çfarë lojtari jam unë dhe nëse mund t’i nevojitet. Më ka dhënë një përshtypje të mirë. E dija kush ishte përpara, por nuk e kisha njohur si e mendon ai futbollin. Tani nuk ka mbetur gjë tjetër veç për të parë çfarë do të ndodhë.

Ftesë? E pres sepse për një lojtar shqiptar që të vijë të luajë me Kombëtaren është një mrekulli. Për mua që jam rritur te Vllaznia, që e ndjen kombëtaren më shumë se një lojtar që luan jashtë. është një gjë shumë e madhe. Nëse nuk do vi këtë herë, do bëj të pamundurën që këtu të luaj sa më mirë. Të bëj gola dhe asist, që t’i tregoj trajnerit që e meritoj një vend në Kombëtare. Dhe pse është e vështirë, e dimë se Kombëtarja ka lojtar dhe sulmues shumë të mirë që luajnë ndër ekipet më të forta në Europë do të thoja. Po pres, por nëse nuk vjen do mundohem më të mirën që të thirrem herën tjetër”, tha Kerjota. 

Poll

Lexo gjithashtu