Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

“Përbindësh” në Turqi, Taulant Seferi “gatuan” golin e radhës dhe i dërgon mesazh të qartë trajnerit Maran

Shkruar nga NEWSPORT
“Përbindësh” në Turqi, Taulant Seferi
Taulant Seferi dhe Daniel Moreno

Taulant Seferi është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij Kayserispor, po fiton momentalisht përballë Erokspor. Sfida e vlefshme për javën e 6-të të Ligës së Parë turke, është në këto momente 0-2.

Ishte pikërisht sulmuesi i Kombëtares shqiptare, ai që “gatoi” golin e parë për të tijët. Seferi ia doli që të asistonte në minutën e  17-të për Daniel Moreno, me këtë të fundit që e dërgoi topin në fundin e rrjetës së portës kundërshtare.

Për 29-vjeçarin nga Kumanova, ky është asisti i dytë këtë sezon. Gjithashtu, sulmuesi kuqezi ka nisur mjaft mirë sezonin e ri, pasi ka gjetur edhe 4 herë rrugën e rrjetës.

 

Poll

Lexo gjithashtu