Anis Mehmeti
Në fitoren 3 – 0 kundër San Marinos, sulmuesi i Shqipërisë, Anis Mehmeti, gjeti golin e parë me fanellën e Kombëtares, duke e bërë “sefte”.
Në një “story” të radhës në rrjetet sociale, shqiptari nuk ka qenë shumë i kënaqur me paraqitjen e ekipit, duke lënë vend për përmirësim, pavarësisht se kuqezinjtë siguruan 3 pikët: “Jo loja më e bukur, por 3 pikë të tjera të rëndësishme”.
Në përditësimin e fundit nga “Transfermarkt”, vlera e Mehmetit ka arritur në 15 milionë euro, 1 më tepër nga hera e fundit. Duket se goli ndaj Arsenalit me Ipswich Town në “Carabao Cup” ka dhënë efekt.
"Story" i Anis Mehmetit
Poll






