Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Pak ditë para debutimit në Premier League, Anis Mehmeti përfundon në listën e dëshirave te klubi i Ligës së Dytë

Shkruar nga NEWSPORT
Pak ditë para debutimit në Premier League, Anis Mehmeti përfundon
Anis Mehmeti

Pak ditë na ndajnë nga nisja e sezonit të ri në Premier League, që starton më 22 gusht. Padyshim, krahas skuadrave pretendente për të fituar trofeun më të lakmuar në Angli, një vëmendje do ta kenë dhe skuadrat e ngjitura në elitë.

Mes tyre është edhe Ipswich Town, skuadër e cila do ta bëjë debutimin përballë Sunderland të shtunën. Në këtë skuadër, siç e dimë, bën pjesë edhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Anis Mehmeti i cili pret shansin e artë për të shkëlqyer.

Mirëpo, së fundmi, emri i shqiptarit po qarkullon në merkato, për një lëvizje “hipotetike” te Birmingham City, ekip ky që militon në Ligën e Dytë për nga rëndësia në Angli, pra Championship. Siç shkruan “Transferfeed”, 25-vjeçari është një opsion për skuadrën, ndërsa një huazim mund të vlejë si mundësi për t’ia marrë Ipswich për një sezon.

Dyshimet mbi minutazhin e shqiptarit e arsyetojnë këtë lëvizje, pasi nën drejtimin e trajnerit Gary O’Neil, kështu siç shprehet kjo medie, Mehmeti do ta ketë të vështirë të marrë minutat që i nevojiten për të shpërthyer.

Megjithatë, këto mbeten në kuadrin e interesimeve momentale, pasi ende nuk ka diçka konkrete dhe se fokusi i Mehmetit është të përqëndruar pikërisht tek ndeshja debutuese.

Kujtojmë se anësori i majtë ka kontratë me Ipswich Otwn deri në qershor të vitit 2029, ndërsa sipas “Transfermarkt” vlera e tij kap 15 milionë eurot.

Pak ditë para debutimit në Premier League, Anis Mehmeti përfundon
 

 

Poll

Lexo gjithashtu