Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Pa kontratë dhe në kërkim të një klubi, Elseid Hysaj sugjerohet tek ekipi në Premier League

Shkruar nga NEWSPORT
Pa kontratë dhe në kërkim të një klubi, Elseid Hysaj
Elseid Hysaj

E ardhmja e Elseid Hysaj mbetet ende e paqartë pas largimit të tij nga Lazio. 32-vjeçari është lojtar i lirë dhe është në kërkim të një aventure të re, gjithashtu ai ka refuzuar dhe një ofertë të bërë nga Egnatia.

Hysaj ka si objektiv të luajë në nivele të larta në arenën europiane. Së fundmi “Sport Witness” ka shkruar një artikull për mbrojtësin e Kombëtares duke e sugjeruar në Premier League tek ekipi i Evertonit. Merkato në Angli është mbyllur dhe klubet kanë të drejtë të nënshkruajnë vetëm me lojtarë që janë pa kontratë.

Në artikull shkruhet gjithashtu se afrimi i Hysaj në ekipin e David Moyes do të zgjidhte shumë probleme në prapavijë pasi lojtari është i aftë të luajë në të dy krahët e mbrojtjes pas eksperiencës në Itali dhe në garat europiane.

Poll

Lexo gjithashtu