Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Orët e fundit të merkatos vendimtare, sulmuesi shqiptar gati të ndryshojë ekip

Shkruar nga NEWSPORT
Orët e fundit të merkatos vendimtare, sulmuesi shqiptar gati të
Silvio Merkaj

Silvio Merkaj mund të ndryshojë skuadër në ditën e fundit të merkatos së verës. Sulmuesi shqiptar është pranë largimit nga Sudtirol, ndërsa Vicenza po tenton të sigurojë shërbimet e tij për sezonin e ri.

28-vjeçarit i ka mbetur edhe një vit kontratë me Sudtirolin, por interesi i klubit të sapongjitur në Serie B mund të ndryshojë situatën. Merkaj e ka nisur mirë sezonin, duke gjetur rrugën e rrjetës në ndeshjen ndaj Beneventos më 30 gusht.

Vicenza po kërkon të forcojë repartin ofensiv pas rikthimit në Serie B dhe e sheh sulmuesin shqiptar si profilin ideal për të rritur konkurrencën në sulm.

Sipas gazetarit të njohur italian Gianluca Di Marzio, bisedimet janë në zhvillim dhe orët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e Merkajt.

Poll

Lexo gjithashtu