Arinaldo Rrapaj - Tedi Cara - Andi Hadroj kur Partizani fitoi titullin para 2 sezonesh
Andi Hadroj është lojtar i lirë në tregun e transferimeve. Mbrojtësi 27-vjeçar dhe klubi ukrainas i Polissya Zhytomyr kanë vendosur t’i japin fund bashkëpunimit mes tyre.
Hadroj nuk luante me ukrainasit, duke u dërguar në ekipin B. Mirëpo duket se “pilafi s’mbante më ujë”, me anësorin e Kombëtares shqiptare që vendosi të shkëpuste kontratën, e cila ishte e vlefshme deri në verën e vitit 2027.
Tashmë, 27-vjeçari është okazion edhe për klubet e Superiores. Kujtojmë se në futbollin shqiptar, mbrojtësi i djathtë ka spikatur me Partizanin, teksa ka luajtur edhe me Bylisin e Laçin.
Poll






