Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Nuk po ndalet së shënuari gola, Taulant Seferi vlerësohet në Turqi (FOTO)

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk po ndalet së shënuari gola, Taulant Seferi vlerësohet në
Taulant Seferi

Taulant Seferi u shfaq protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Kayserispor fitoi me shifrat 4-0 përballë Istanbulspor. Në këtë sfidë, sulmuesi 29-vjeçar shkëlqeu me dopietë.

Ndërsa për këtë paraqitje mjaft pozitive në “Ligën e Parë” të Turqisë, ai është përfshirë ngë “Formacionin e Javës”. Mediumi “SofaScore” e ka bërë pjesë të 11-shes më të mirë.

Nota e Seferit është 8.7, duke i renditur i treti për nga rëndësia. Deri më tani në kampionat, sulmuesi ka shënuar 7 gola, duke parakaluar Rey Manajn me 6 të tillë.  

Nuk po ndalet së shënuari gola, Taulant Seferi vlerësohet në
"Formacioni i Javës", Liga e Parë turke / ©Credits: SofaScore

 

Poll

Lexo gjithashtu