Mirlind Daku dhe Gedson
Pasi e nisi sezonin me “marshin e shtatë” në Premier League ruse me Rubin Kazan, 2 gola në 2 ndeshjet e para, Mirlind Daku vendosi të kaloi te Spartaku i Moskës, rival në kampionat.
Klubi nga kryeqyteti pagoi klauzolën për blerjen e shqiptarit, por debutimi u kthye në “ferr”. Jo vetëm që Spartaku u mposht 1 – 2 në shtëpi nga Krasnodar, por Daku mori notë tepër të ulët, 6.3 sipas “Flashscore”.
Nga skuadra e Spartakut të Moskës, vetëm Zobnin (5.4) dhe Maksimenko (6.2), ishin më dobtit në vlerësim.
“Pyka” shqiptare u inkuadrua në lojë përgjatë minutës së 68-të, por pa asnjë efekt. Ndeshja e radhës që Mirlind Daku të tregoi tjetër “fytyrë” në fushën e blertë, përkon ndaj Baltika, 16 gusht.
Notat
Poll






