Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Një tjetër shqiptar në Rusi? Futbollisti i Kombëtares gati t’i “bashkohet” Mirlind Dakut pas eksperiencës në Serie A

Shkruar nga NEWSPORT
Një tjetër shqiptar në Rusi? Futbollisti i Kombëtares gati
Elseid Hysaj

Elseid Hysaj është ende në kërkim të një skuadre, pasi mbylli përvojën me Lazion në Serie A. Mbrojtësi i Kombëtares është futbollisti i lirë dhe mund të firmosë me cilindo ekip që kënaq pretendimet e tij ekonomike dhe ofron një projekt serioz sportiv.

Së fundmi, siç raporton “TuttoMercatoWeb”, për Hysaj janë shfaqur “sirena” interesimesh nga Premier League ruse. Disa klube, emrat e të cilave momentalisht nuk përmenden kanë trokitur në “derën” e shqiptarit me ofertat e tyre respektive, të cilat po shqyrtohen.

Kujtojmë se Hysaj e njoftoi largimin nga kryeqytetasit në qershor, ndërsa i zhvilloi 131 paraqitje duke shënuar 2 gola dhe kontribuar me 4 asiste. Tek kampionati rus ai do të gjente një tjetër futbollist të Kombëtares si Mirlind Daku, ky i fundit kaloi nga Rubin Kazan te Spartaku i Moskës.

Poll

Lexo gjithashtu