Jasir Asani ishte vendimtar në fitoren e Esteghlal përballë Al Shamal, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 4-të të Champions League-s aziatike. Sulmuesi shqiptar shënoi golin i vetëm të sfidës në minutën e 90’+2-të, duke i dhënë të tijëve tre pikë tejet të çmuar.
Pikërisht, anësori kuqezi ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij. Ai vë theksin tek rëndësia e pikëve dhe se kjo skuadër duhet të vazhdojnë të mbajë këtë ritëm pozitiv në vazhdim.
“Një tjetër betejë e fituar. Tre pikë të siguruara dhe rrugëtimi vazhdon”, shkruan Asani. E majta “e hidhur”, ashtu siç e përshkruajnë të gjithë për golat spektakolarë që ka dhuruar me Shqipërinë, shumë shpejt pritet të jetë pjesë e listës së Kombëtares, e cila do të bëhet e ditur pikërisht këtë të shtunë, ora 11:00.
View this post on Instagram






