Taulant Seferi
Taulant Seferi sapo ka shënuar në ndeshjen që Kayserispor po zhvillon në këto momente përballë Antalyaspor, e vlefshme për javën e 10 të Ligës së Parë.
Sulmuesi i Shqipërisë e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 24-të duke dyfishuar epërsinë gjatë një aksioni individual.
Ky është dhe goli i 8-të sezonal që shënon Seferi në ligën e dytë për nga rëndësia në Turqi, ndërsa kujtojmë se në ndeshjen e kaluar dha asistin për golin e dytë në fitoren 3-2 të Kayserispor përballë Manisa FK.






