Përmes një postimi në Facebook, babai i Myrto Uzunit ka shpërndarë një shkrim të gjatë që i referohet pikërisht karrierës së “artë” të sulmuesit të Shqipërisë, pas tre golave të shënuar në sfidën që Austin e fitoi 3-0 përballë Pueblas në Leagues Cup, turne që zhvillohet në Amerikë.
Nën autorësinë e gazetarit të pavarur, Albano Kolonjari, në shkrim përmendet kalimi i futbollistit nga Granada në Austin, transferim ky që e bëri Uzunin një prej investimeve më të rëndësishme në historin e klubit amerikan.
Më tej, përmendet trofeu i “Pichichi” (golashënuesit më të mirë në ligën e dytë spanjolle), në edicionin ku Myrto ndihmoi ekipin e tij të ngjitej në La Liga.
Përmbyllja e shkrimit shton faktin se falë Uzunit, Austin foli shqip dhe vetë sulmuesi shkroi historinë duke u kthyer në një prej ambasadorëve më të rëndësishëm të futbollist shqiptar në kampionatin amerikan.







