Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, vazhdon të jetë pa ekip, ndërsa javët kalojnë dhe sezoni i ri ka nisur me ritëm të plotë. Pavarësisht mungesës së minutave, te Shqipëria lojtari shkodran ka treguar nivel të lartë në linjën e djathtë të prapavijës.
Në bazë të informacioneve nga gazetari Nico Schira, bëhet e ditur se në ndeshjen San Marino – Shqipëri ka qenë i pranishëm drejtori i Bolonjës, ndërsa fokusi ka pasur të bëjë me Hysajn.
Plani ishte i qartë te Bologna, nëse nuk arrihej të transferonin Matteo Darmianin, do të merrnin në gjirin e tyre 32-vjeçarin shkodran.
Së fundmi, bëhet e ditur se klubi italian ka arritur akord me Darmianin, çka do të thotë se kalimi i Hysajt te Bologna ka marrë fund.
Për “rekordmenin” e Kombëtares u përfol edhe mundësia e “zbarkimit” në Superiore, por mbeti e tillë vetëm në “letër”, pasi mbrojtësi nuk e dha “dritën e gjelbër”.






