Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Ndryshon ekipi, por jo “uria”/ Taulant Seferi zgjidhi gjithçka vetë që në ndeshjen e parë, dy gola dhe tre pikë në “kasafortë”

Shkruar nga NEWSPORT
Ndryshon ekipi, por jo “uria”/ Taulant Seferi zgjidhi
Taulant Seferi

Ndryshon ekipi, por jo “uria” për golat. Taulant Seferi u shfaq në versionin e tij më të mirë që në ndeshjen e parë debutuese te Kayserispor. Sulmuesi shqiptar realizoi dopietë golash në transferën përballë Vanspor, duke i dhënë skuadrës së tij tre pikë tejet të çmuara.

Ndikimi i Seferit erdhi që në minutën e 9-të, kur pas një shërbimi të mirë nga Gorkem Saglam, u gjend përballë me portierin e vendasve dhe shënjestroi saktë këndin e djathtë për të parin personal dhe të takimit.

Në fraksionin e dytë, të njëjtët protagonistë në aksion. Nis nga Saglam dhe përfundon në këmbët e shqiptarit që godet sërish saktë në kuadrat.

2 gola me peshë dhe një nisje e shkëlqyer në ligën e parë turke. Më mirë s’mund të shkonte për Seferin! Edhe vlerësimi i Sofascore, përshkruan qartë vlerat e tij në linjën ofensive; nota 8.0.

Po ashtu, që prej minutës së parë ishte aktiv edhe Florent Hasani. Ky i fundit bëri një paraqitje pozitive, por nuk shkoi më shumë se nota 6.8.

Poll

Lexo gjithashtu