Gareth Bale dhe Armend Muslika
Mesfushori i Shqipërisë U-17, Armend Muslika po përjeton formë “magjike” te Tottenham U-18. Në këtë grupmoshë me “Gjelat” e Londrës, talenti numëron 4 gola në 3 prezenca (Premier League U-18), shifër fantastike për një mesfushor.
Gjiganti botëror “risingballers”, i cili numëron mbi 3 milionë ndjekës në Instagram, i ka kushtuar një shkrim të veçantë Muslikës, duke e krahasuar talentin shqiptar me legjendën e Tottenham, Gareth Bale.
“Mbani mend emrin Armend Muslika…, i pashë këto klipe dhe më kujtuan shumë Gareth Bale, që godiste saktë portën me këmbën e djathtë”, nisja dhe “esenca” e shkrimit.
View this post on Instagram
Poll






